Demaçi: Mos lëshoni pe karshi Maqedonisë që bën politikë të çmendur

Adem DemaciVeprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i ka quajtur të pakuptimta dhe të çoroditura veprimet e Maqedonisë për bllokadën tregtare dhe kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

Demaçi ka thënë se me këto veprime Maqedonia është duke ndjekur politikë antikombëtare dhe të çmendur.

“Të dalë sot një udhëheqje e tillë në krye të Maqedonisë dhe të bëjë një politikë kaq të çmendur, në rend të parë kundër interesit të popullit maqedonas, kjo është e pakuptimtë”, ka deklaruar Demaçi për Epoka e Re.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të mos lëshojnë pe karshi Maqedonisë, e cila është duke u sjellë sikur të ishte ndonjë superfuqi.

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit