Deputeti i Vetëvendosjes e quan ‘të paftyrë’ Spasa Jovanoviqin

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e ka quajtur të paftyrë qytetarin serb, Spasa Jovanoviq, i cili po kërkon kthimin e parcelës ku janë të varrosur 77 martirët e fshatit Korishë të Prizrenit.

“Spasa Jovanoviq së pari të na kthejë të gjallë 77 martirët e vrarë nga NATO-ja të cilët u përdorën si mur nga forcat ushtarake – paramilitare serbe e pastaj ka të drejtë morale të kërkojë tokën që pretendon të jetë e tij, në vendin ku sot prehen në paqe shpirtërat e tyre”, shkruan Rexhaj në Facebook.

Spasa Jovanoviq, bashkë me disa qytetarë të tjerë serbë ka paditur Komunën e Prizrenit për urzurpim të pronës ku janë të varrosur martirët e fshatit Korishë.

“Spasa Jovanoviq, paska kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren t’ia kthej parcelën ku sot gjenden eshtrat e 77 martirëve të vendosur në fshatin Korishë. Së pari kërkesa e tij është e pafytyrë, sepse në atë tokë më janë të vendosur trupat e gati 77 martirëve ku familjet e prizrenasve, dhe të qytetit të Therandës i përkujtojnë me mall, së dyti kërkesa e tij është patetike, nacionaliste dhe provokative deri në fund”,shkruan Rexhaj,transmeton “PrizrenPress”.

“Spasa fillimisht duhet të kërkoj nga shteti i tij, që të fus pas grilave kriminilet që shkaktuan masakrën në tokën që pretendon të jetë e tij, ata kriminelë ordinerë që sillen lirshëm në për Serbi, më pastaj të mendohet mirë se a e do atë tokë përnjëmend apo jo, sepse fundja aty qëndron përkujtimi i gjenocidit që kanë bërë vëllezërit e tij në Kosovë”.
“Sipas padisë, Komuna e Prizrenit, në pronën e kontestuar, ka ndërtuar memorial për viktimat e luftës në Kosovë, ku më 13 maj 1999, nga bombardimet e NATO-s, kanë mbetur të vrarë 77 viktima nga fshati Korishë dhe fshatrat përreth”.

“Spasa poqesë ka zemër, le të vijë njëherë në këtë memorial, me sytë e tij ta shoh se çka kanë bërë vëllezërit e tij kriminel, poqëse ka zemër t’i nderoj viktimat e luftës që ka shkaktuar ushtria e tij, e pastaj të kërkoj një gjë të tillë para atyre familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit