Për ty

Skënder Berisha

Tashti e di e di
Nuk është kush
Veç teje 
Andej e këtej
Je ti je ti

Kur mrrolet moti
Edhe kur kthjellet
Deri te deti
Aty je ti

Kur fle
Kur perëndon
E kur agon
Shfaqesh pa pardon

Kush pyet
A më don
A nuk më don

Ty nuk të zbeh
As ky hon
Kur zemra e malit
Egër turfullon

30 qershor 2018

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit