5 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Dialogu dhe vizat, deklarohet Ambasada gjermane në Kosovë

Kryeministri Avdullah Hoti dje ka qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel ku është takuar me përfaqësues të Parlamentit Evropian.

Theksi i takimeve në PE nga Shefi i qeverisë ka qenë liberalizimi i vizave për Kosovën.

Hoti ka deklaruar dje se Franca dhe Holanda janë shtetet që ende hezitojnë për të qenë pro heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.

Kryeministri i Kosovës tha për Euronews Albania se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave dhe se janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces. Hoti u shpreh se po punohet me dy vendet në nivel ministror që të binden se kushtet e imigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar janë përmbushur dhe po mbeten të tilla.

Ambasada gjermane në Kosovë në një përgjigje për Express ka vlerësuar kontributin e përfaqësuesve të BE’së në progresin e bërë në dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se momentumi pozitiv i bisedimeve duhet të ruhet në takimin e nivelit të lartë që pritet të mbahet në fund të këtij muaji.

“Ne parimisht i përshëndesim të gjitha kontributet për përmirësimin e raporteve dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Në veçanti i mbështesim përpjekjet për ndërmjetësim të të Dërguarit të Posaçëm të BE-së, Lajcak. Rishtazi lidhur me këtë ka pasur biseda në mes të ekspertëve dhe takime të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Hoti me Përfaqësuesin Lartë Borell dhe me të Dërguarin e Posaçëm Laiçak në Bruksel. Ka pasur lajme inkurajuese për progresin e arritur në bisedimet e udhëhequra nga BE në Bruksel. Tani është tejet e rëndësishme që të ruhet momentumi pozitiv për takimet e ardhshme në nivel ekspertësh dhe të nivelit të lartë nga fundi i këtij muaji në Bruksel”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane për Express.

Kurse sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, qëndrimi i Gjermanisë mbetet i pandryshuar dhe shteti më i fuqishëm në BE e mbështet lëvizjen e lirë të kosovarëve në zonën Shengen.

“Qëndrimi gjerman sa i përket liberalizimit të vizave mbetet i pandryshuar: Ne e mbështesim liberalizimin e vizave në bazë të përmbushjes së kritereve të vendosura. Vendimi për liberalizimin e vizave është brenda detyrave të shteteve anëtare të Këshillit të Bashkimit Evropian”, thuhet tutje në përgjigje.

Gjermania nga 1 korriku udhëheqë me Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, institucioni kryesor që vendosë për çështjen e liberalizimit të vizave.

Në presidencën gjashtë mujore ka pritje të mëdha që Gjermania të shtyjë përpara në agjendë edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Më Shumë

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

Lajmet e Fundit