Digjet një shtëpi në Prizren, pronari kërkon ndihmë mjekësore

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Prizren.
Lëndime ka pësuar pronari i saj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka deklaruar se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një nxemje elektrike.

“Sot me datë 12.02.2023 rreth orës 16:00 është raportuar për një incident zjarri. Në këtë rast një shtëpi ka marrë flakë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një nxemje elektrike”, deklaroi ai.

Ndër të tjerash ka deklaruar se pronari i shtëpisë i cili ka qenë në shtëpi ka pasur nevojë për ndihmën mjekësore pasi i njëjti është helmuar nga tymi i shkaktuar, por që është jashtë rrezikut për jetë.

 

“Gjatë incidentit të zjarrit vetëm pronari i shtëpisë ka qenë në shtëpi, i cili ka pasur nevojë për ndihmën mjekësore ngase është helmuar nga tymi, ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Bytyqi.

Sipas Bytyqit, zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin dhe ende nuk dihet vlera e saktë e dëmit, por është dëm i konsiderueshëm.Gazeta Sinjali

Më Shumë

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit