9.5 C
Prizren
E martë, 6 Janar, 2026

Dihen pretenduesit për Kryeprokuror të Shtetit

Prokurori shtetit-logoPaneli i Këshillit Prokurorial të Kosovës për shqyrtimin preliminar të aplikacioneve për Kryeprokuror të Shtetit ka publikuar listën prej shtatë personave të cilët i kanë hyrë garës për t’u bërë Kryeprokuror i Shtetit.

Ky panel i përbërë nga Idaim Smajli, Haxhi Dërguti dhe Merita Bina nxorën listën prej shtatë pretendentëve për ta zëvendësuar Sylën Hoxhën në këtë pozitë.

Për këtë pozitë kanë konkurruar: Agron Galani, Kryeprokuror i Pejës; Shyqyri Syla, Kryeprokuror i Mitrovicës; Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Apelit; Imer Beka Kryeprokuror i Prishtinës; Laura Pula, Prokurore e Shtetit; Metush Biraj ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit në Prizren dhe Agron Matjani, Prokuror në Gjakovë.

Në fakt, Sylë Hoxha është ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit që nga korriku i këtij viti pasi që ish Kryeprokurori Ismet Kabashi doli në pension./Kallxo.com/

Më Shumë

Ylli ndahet me Joe Reece

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me basketbollistin Joe Reece. Vendimi është marrë me marrëveshje të dyanshme, duke theksuar respektin...

Dhjetë dëshirat e mia për vitin 2026

Nga: Jonathan Hargreaves Viti 2025 ishte një vit i humbur për Kosovën. Viti 2026 është një mundësi për t’i siguruar si udhëheqësit politikë ashtu edhe ata...

Lajmet e Fundit