11.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Do të jetë më i paguari në klub, zbulohet paga e Vedat Muriqit te Mallorca

Vedat Muriqi ka kompletuar transferimin te Mallorca disa ditë më parë pas një huazimi gjashtë mujor në qytetin bregdetar spanjoll.

Sulmuesi kosovar u largua nga Lazio me Mallorcën që besohet se ka paguar rreth 10 milionë euro, edhe pse shifrat e transferimit nuk janë zbuluar nga asnjëri klub.

Por përkundër që shifrat e transferimit nuk janë zbuluar, paga që lojtari do të fitojë te Mallorca është zbuluar.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Mallorcan dhe është bërë futbollisti më i paguar tek kjo skuadër.

Reprezentuesi kosovar do të fitojë një pagë javore prej 42 mijë eurove, apo në vit do të ketë hiq më pak se 2,2 milionë euro neto.

Kjo është paga e njëjtë që prizrenasi e fitoi edhe te Lazio edicionin për dy vite sa qëndroi te Biancocelestët.

Me kontratën pesë vjeçare nëse respektohet deri në fund, Muriqi nga Mallorca do të marrë 11 milionë euro.

Muriqi është më i paguari te Mallorca, derisa vendin e dytë në listën e pagesave e zë Pablo Maffeo me 1,880,000 neto në stinor.

Ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës nuk e kalojnë asnjë milionin në vit, pasi i treti është Iddrisu Baba me 780 mijë e top pesëshen e mbyll Giovanni Gonzalez me 760 mijë euro në sezon. /Telegrafi/

Më Shumë

Bali Muharremaj mbështet Ludon për fitore në Big Brother VIP Kosova

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, mbështet Ludo Lee. Ai e ka lavdëruar Ludovik Tunaj (Ludo Lee) për performancën e tij në Big Brother VIP Kosova,...

Ndotje e ambientit në Landovicë, reagojnë banorët|Video

Landovica e Prizrenit, e ka deponinë rajonale të mbeturinave sipër fshatit. Ndotja e ambientit dhe ujërave që shkakton kjo deponi e legalizuar, vazhdon të...

Lajmet e Fundit