Dortmund-i i tregon “derën” gjashtë lojtarëve

Pas largimit të Erling Haaland, Dan-Alex Zagadou, Alex Witsel dhe Roman Burki, dera e largimeve të lojtarëve te Borussia Dortmund-i është ende e hapur.

Verdhezinjtë kërkojnë të largojnë të paktën edhe gjashtë lojtarë të tjerë nga skuadra e tyre.

Sipas raportimeve që vijnë nga “Sky Germany”, Nico Schulz, Manuel Akanji, Thorgan Hazard dhe Julian Brandt u është thënë se do të shiten nëse vjen një ofertë e kënaqëshme për ta.

Kjo pasi ata nuk do të kenë rol thelbësor në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Më parë është raportuar se Raphael Guerreiro dhe Felix Passlack janë të lirë të largohen nga “Signal Iduna Park”.

Ndërkohë, Dortmund-i deri më tani ka arritur të afrojë Niklas Sule, Karim Adeyemi, Sebastien Haller, Nico Schlotterbeck dhe Sali Ozcan.

Gjithashtu janë në bisedime me Hoffenheim-in për David Raum. Mbrojtësi i majtë kushton 40 milionë euro, ndaj dhe verdhezinjtë po përpiqet të shesin për të siguruar të ardhurat.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit