23.8 C
Prizren
E premte, 19 Gusht, 2022

Më 16 korrik 1895, në Bukuresht u botua numri i parë i gazetës ‘Shqiptari’

Më 16 korrik 1895 u botua numri i parë i gazetës “Shqiptari” në Bukuresht, Rumani, nga Bashkësia Shqiptare. Gazeta “Shqiptari” (Bukuresht, 1888-1903), nën drejtimin e Nikolla Naços, ishte ndër më të rëndësishmet në historinë e shtypit shqiptar.

Nikolla Naço, ka qenë veprimtar dhe atdhetar i Rilindjes Kombëtare. I lindur në qytetin e Korçës, qysh i ri mërgoi në Egjipt e pastaj në Rumani. Ai mbante lidhje me shumë atdhetarë shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut, ashtu si edhe me personalitete rumune dhe europiane të kohës.

Në vitin 1888 Nikolla Naçio filloi botimin e gazetës dy-gjuhësore të quajtur “Sqipetari/Albanezul”.

Gjithashtu në Bukuresht, në vitin 1892 u krijua Instituti Kulturor Shqiptaro-Rumun i quajtur “Lumina”. Shkolla kishte pjesëmarrje të vogël dhe mezi qëndronte hapur. Objektivi i saj ishte përgatitja e mësuesve të ardhshëm të gjuhës shqipe, pavarësisht besimit të tyre fetar. Këta mësues do të dërgoheshin në rajonet ku jetonin Shqiptarë (Shqipëri, Austro-Hungari, Bullgari, Greqi, Itali, Maqedoni, Mal të Zi, Rusi, Serbi) dhe do të përpiqeshin të përhapnin gjuhën shqipe dhe krijimin e nacionalizmit shqiptar.

Ja se çfarë shkruante Nikolla Naço, i cili më pas do të bëhej këshilltar i Presidentit të Republikës Shqiptare, Ahmet Zogut, në gazetën “Shqiptari”, numër 16, viti 1888: “Në një kohë që bijtë e Shqipërisë heqin të zitë e ullirit, burra fisnikë, njerëz të mëdhenj të Rumanisë, me një dashuri të vërtetë vllazërore, na rrokin përqafe me ngrohtësi, na japin strehë për shpëtim, na japin zemër në ndërmarrjen tonë, duke na dhuruar, në të njëjtën kohë, edhe të holla, që të mund ta çojmë më tej veprën e filluar” (Në origjinal: “Kur të bijt e Skiparisë langojnëna kata zjar burat, ta ndreçim neras ta mbadhen ta Rumanisë me na ta vertet dasuri vallazariste na perqiafojna, na apan spirt na panan qa kemi zana, na falin holta ta mundim ta mbarojma tamina qa kemi nisur”).

Pothuajse në të gjithë artikujt e Nikolla Naços përsëritet konstatimi se “shqiptaro-rumunët janë si dy vëllezër në një kërcell”, ndërsa lidhur me të drejtat që u takojnë në Gadishullin Ballkanik, i njëjti autor theksonte: “Ne shqiptaro-rumunët kemi të drejtë të themi fjalën tonë përsa u përket Maqedonisë, Shqipërisë dhe Epirit… sepse jeta e elementit shqiptaro-rumun është jeta e Perandorisë Otomane”. /diasporashqiptare/ KultPlus.com

Më Shumë

Prizren, 2 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë pasi pranoi se kontrabandoi 30 shtetas sirianë

 Kushtrim Elezkurtaj është dënuar me 2 vite burgim efektiv dhe 2 mijë euro gjobë, pasi e ka pranuar fajësinë se ka kontrabanduar 34 migrantë...

Mendes në kërkim të zgjidhjes për Ronaldon

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është vënë në situatë të sikletshme kohëve të fundit. Ai dëshiron të largohet nga klubi anglez Manchester United. Ndërsa disa skuadra...

Lajmet e Fundit