3.8 C
Prizren
E martë, 28 Mars, 2023

Dragash: Nuk e pranon fajësinë i akuzuari për sulm ndaj vëllait të tij

I akuzuari për sulm ndaj vëllait të tij, L.A., në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, është deklaruar i pafajshëm.

Pas leximit të aktakuzës, prokurori Ramadan Koro ka bërë rikualifikimin e veprës penale “dhunë në familje”, në veprën penale “sulm”, të paraparë me nenin 184, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 e Kodit Penal të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj dhe pasi gjykatësja Sabaheta Kurteshi e njoftoi të pandehurin me të drejtat e tij në procedurë, ky i fundit deklaroi se nuk e ndien veten fajtor për veprën penale që i vihet në barrë.

“Unë nuk e kam sulmu, as nuk e kam dëmtu atë, e kam këqyrë si fëmijët e mi. Nuk jam fajtor, nuk mundem me pranu diçka që nuk e kam bo”, ka deklaruar i akuzuari.

Në këto rrethana, gjykatësja Kurteshi e ka njoftuar të akuzuarin lidhur me të drejtën e tij për kundërshtim të provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës, brenda afatit të caktuar ligjor.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua të mbahet me 9 nëntor 2020, në ora 13:15.

Sipas aktakuzës së përpiluar me 11 shkurt 2020, nga Prokuroria Themelore në Prizren, L.A. akuzohet se me 23 dhjetor 2019, rreth orës 13:30, në fshatin Brut të Komunës së Dragashit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, në vazhdimësi kryen dhunë ose keqtrajtim psikologjik (emocional), me qellim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër, brenda marrëdhënies familjare ndaj të dëmtuarit-vëllait të tij B.A.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari duke e obliguar vëllain e tij t’i kryej punët lidhur me stallën e kafshëve, fillon t’i bërtasë,  duke e goditur me shuplaka në fytyrë, me të cilat veprime te i dëmtuari shkakton ndjenjën e frikës, shqetësimit dhe rrezikshmërisë personale. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Hekuran Murati tregon arritjen historike, ‘e qepëm thesin e shqyer’

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar në Facebook se deficiti buxhetor është zvogëluar në rekord historik. Murati ka thënë se Financat publike janë kthyer...

Zelensky publikon pamjet kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive, brenda të cilës jetojnë fëmijë e gra

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar pamjet që tregojnë momentin kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës. Sipas tij, rusët...

Lajmet e Fundit