9 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Dubrava e Suharekës mban referendum për xhami

Banorët e fshatit Dubravë të Komunës së Suharekës janë duke votuar për herë të parë në një referendum në Kosovë. Ky referendum është duke u mbajtur për ose kundër ndërtimit të një xhamie në fshatin Dubravë.

Përkitazi me këtë çështje, nga ora 07:00 është hapur qendra e votimit në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në fshatin Sallagrazhdë, shumë pranë Dubravës, transmeton “TherandaPost”.

Sipas zyrtarëve nga Komuna e Suharekës, deri tash ka pasur interesim të madh nga ana e banorëve për të votuar në këtë referendum.

Ky proces do të përfundojë në orën 19:00, e më pas pritet të shpallen rezultatet e këtij referendumi të parë në Kosovë.

Më Shumë

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në...

Lajmet e Fundit