7.6 C
Prizren
E martë, 18 Nëntor, 2025

Duda Balje i reagon Blerim Latifit

Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka reaguar ndaj profesorit Blerim Latifi i cili e quajti atë analfabete përgjatë një debati televiziv.

Përmes një postimi në Facebook Balje i është kundërpërgjigjur profesorit universitar, Blerim Latifit.

“O Blerim, a je ti si analist i pari në tv çdo ditë, për çka në listën kandiduese për deputet ke qenë i fundit.

Dhe ndoshta krej i din, por nuk e din si është me qenë deputet dhe te mbrosh qendrimin tënd i cili si duket të mungon!

Une ty nuk të njoh, të gjithë ata që nuk të kanë votuar kanë qenë të sigurtë që nuk je për politikë për këtë në këtë muaj të shenjët të Ramazanit po të fal!”, ka shkruar Balje.

 

 

“Një deputete e caktume që për mendimin tim mundohet të përfitojë. Shiko unë 5 vite kam punuar në Kuvend dhe shumicën aty i njoh në mendime. Dua të jem tërësisht i qartë. Në pikëpamjen time Dua Balje është një analfabete. Politike edhe juridike në kuptimin e plotë të fjalës. Por kjo është tjetër çështje”, ka thënë Latifi.

Më Shumë

Terrorizuan banorët, largohen me sukses nga fshatrat dy arinj në Dragash (Video)

Shoqata e Gjuetarëve “Dhia e Egër” në Dragash ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses një aksion katërditor për largimin e dy arinjve që...

CNN raporton për arinjtë në fshatin e Dragashit

Media e njohur amerikane, CNN, edicioni në Greqi, ka raportuar për arinjtë e kafenjtë që endeshin rrugëve në mes të ditës në fshatin Belobrad...

Lajmet e Fundit