Edhe 6 persona në Suharekë dalin pozitiv me koronavirus

Edhe 6 persona në Suharekë kanë dalë pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ky është njoftimi i plotë:

Nga 16 mostra që janë testuar, 6 prej tyre kanë dalë pozitiv, pra janë me Covit-19.

Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen.

Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë.

Bali Muharremaj

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

Lajmet e Fundit