Elhaida Dani “kurorëzohet” në Shkodër

Dani-Elhaida-shkoderKëngëtarja e njohur Elhaida Dani, fituesja e ‘The Voice of Italy’, dha një koncert recital në qytetin e saj të lindjes në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Mes duartrokitjeve të shumta dhe një publiku të zgjedhur, Elihada Dani ofroi për ta emocione dhe spektakël.

Prezantimi i këngës së re “Kjo që jam”, duet me këngëtarin Alban Skënderaj, krijoi një shije të veçantë tek publiku. Pas koncertit, Elhaida Dani u shpreh mjaft e kënaqur nga vlerësimi i publikut shkodran.

“Kam shumë emocione. Ishte një sallë e mbushur plot dhe njerëzit kishin ardhur vetëm për mua. Është një ndjenjë që çdo këngëtar duhet ta provojë. Më kanë trajtuar si mbretëreshë dhe unë ndihem në borxh ndaj tyre”, tha Elhaida.

Elhaida Dani është bërë një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare duke rrëmbyer disa çmime të para në shumë evente ku më të spikaturat janë kupa e Top Festit në vitin 2012 dhe fitorja e ‘The Voice of Italy’ në vitin 2013.

/ Top Channel

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit