13.1 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të në Albi Mall Superligë i ka takuar portierit të FC Ballkani, Enea Koliqi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Enes Shosholli, Vllaznim Visoka dhe Selajdin Jerliu.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i javës” për xhiron e 29 -të t’i takojë Enea Koliqit, pasi kur ishte rezultati 0:1 Enea kishte tri intervenime shumë të mira, duke mos lejuar të barazohet rezultati.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Ballkanit u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.

“Faleminderit për këtë çmim. Është një vlerësim i madh për mua. Dua t’ua dedikoj të gjithë lojtarëve tanë që kanë pasur meritë për këtë fitore. Shpresojmë që të vijnë edhe çmime të tjera në të ardhmen. Objektivi i ekipit është i qartë – të jemi në vendin e parë në fund të kampionatit. Çdo ndeshje është si një finale për ne, veçanërisht në këto ndeshje të fundit, ku pikët janë të rëndësishme. Shpresojmë të vazhdojmë këtë rrugë”, ka thënë Koliqi për faqen zyrtare te FFK-së.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

I kërkonin 100% kamatë mujore viktimës, arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit dyshohet se kanë ngarkuar një viktimë mashkull kosovar me kamatë...

Nesër mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren. Takimi organizohet nga Shoqata për...

Lajmet e Fundit