Epokë e re, presidenti i ri i Newcastle synon… Allegrin dhe Griezmann

Një epokë e re do të nisë te Newcastle. Pas 13 vitesh vuajtje, me në krye presidentin Mike Ashley, tifozët e Newcastle do të kenë mundësinë të ëndërrojnë, pasi pronësinë e klubit, më konkretisht 80%, do e marrë princi arab, Mohammed bin Salman.

Me ardhjen e presidentit të ri arab, me milionat që ai do të sjellë në klub, mediat kanë filluar të spekulojnë për afrimet që Newcastle do të bëjë. Raportimet e fundit, sjellin në Tyneside trajnerin Max Allegri dhe yllin e Barcelonës, Antoine Griezmann.

Deri para pak kohësh, kjo gjë mund të quhej fantazi, por tani duket si një skenar më i realizueshëm. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të jenë zhvillimet në kampin e bardhezinjve.

Më Shumë

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit