19.8 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

EULEX-I t’i lërë spektaklet

Tani, kur EULEX-it po i vazhdohet edhe për dy vjet mandati në Kosovë dhe kur pritet funksionalizimi edhe i Gjykatës Speciale, Misioni Evropian mund të marrë zemër që të godasë përfundimisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Paralelisht me misionin e EULEX-it do të vihet në funksion edhe Gjykata Speciale dhe kjo me siguri se do t’ua fusë frikën pushtetarëve. Funksionimi i këtyre dy mekanizmave do ta dridh skenën politike në Kosovë dhe për më tepër do të jetë edhe një goditje përfundimtare për të gjithë pushtetarët që kanë rënë ndesh me ligjin.

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se misioni i EULEX-it nuk ka zemër që të godasë përfundimisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, por që ky mision i ka interesat e tij, të cilat, sipas Dibranit, nuk janë ato që lidhen me ne, por as ato që ne i duam. Sipas tij, më mirë është që të kuptojmë se këto janë interesa të planit global dhe të zhvillimeve të gjithmbarshme.

“Vërtet EULEX-i i ka parë dhe i ka trajtuar këto zhvillime në raport me mentalitetin tonë, i cili bie ndesh me shumë parime të drejtësisë dhe ligjeve të miratuara në Parlamentin e Kosovës, prandaj UNMIK-u, sikurse edhe EULEX-i tani, sikur të kishin bërë arrestime masive për “çlirimtarët?!” a e kuptoni se çfarë kishte ndodhur në Kosovë. Por, gjithë kjo zvarritje e proceseve ka prodhuar dhe ka ndikuar te popullata e gjithmbarshme për t’i kuptuar proceset më ndryshe sesa idealizmi ynë. Tashmë ka dalë në pah se në mesin e çlirimtarëve kishte edhe të atillë që në luftë kishin shkuar për të dalë të pasur. Ne jemi dëshmitarë të asaj se sa herë që ndërrohej pushteti politik, pushteti në vijim vinte më i ashpër dhe më i dobët se ai paraprak”, është shprehur Dibrani.

Dibrani: Nuk duhet humbur shpresën

Dibrani ka nënvizuar se gjithë kjo tragjedi dhe ky dështim ka ndikuarnë vetëdijesimin e qytetarëve se kjo gjeneratë politike ka qenë ndër gjeneratat më të padinjitetshme, madje edhe me simptoma ntikombëtare.

“Të paktën, sot faji nuk mund të hedhet as te pushtuesit, por as te ndërkombëtarët që monitorojnë demokracinë dhe respektimin e ligjit në Kosovë. Sigurisht se EULEX-i do të ndihmojë në disa procese, të cilat mund të duken si më të përballueshme, gjithmonë duke u përpjekur për t’i ndërgjegjësuar prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë, kurse Gjykata Speciale do të merret me oligarkët e krimit politik dhe ekonomik në Kosovë, prandaj gjithë ky shqetësim i ka edhe arsyet e veta, pasi një pjesë e komandantëve, njerëz të organizatave për likuidim, përgjegjës të shërbimeve sekrete etj., ishin ose janë pjesë e krimit ekonomik dhe politik dhe vetë fakti se tashmë janë bërë shumë pacifistë, madje duke gjetur formulime me përmasa tragjike, është i papranueshëm dhe mjaft shqetësues”.

Ndërsa sa i përket asaj nëse EULEX-i dhe Gjykata Speciale do t’u japin goditjen përfundimtare korrupsionit dhe krimit të organizuar, Dibrani nuk beson se këto dy misione do të kenë mundësi për ta bërë një gjë të tillë realitet, kjo ngase siç ka thënë ai, tri postet kryesore që e bëjnë shtetin shtet udhëhiqen nga personalitete mbi të cilët rëndojnë akuza të rënda për krim ekonomik dhe politik, gjë që, sipas tij, e pamundësojnë veprimin e shpejtë dhe efektiv.

“Megjithatë, është mirë se më në fund diçka pozitive do të nisë, por gjendja do të merrte kahe të mbarë vetëm atëherë kur skema politike ndahet në dy koncepte diametralisht të kundërta, duke zhvilluar politika të ndryshme dhe jo këso lloj koalicionesh të interesave grupore, ku interes i përbashkët janë korrupsioni, nepotizmi, servilizmi ku i ka lidhur krimi ekonomik dhe ai politik të dy palët, të cilat për nga veprat negative ngjasojnë si veza me vezën. Por, asnjëherë nuk duhet humbur shpresën se do të vijë dita kur me ligjin do të përballen të gjithë pushtetarët që sot kanë rënë ndesh me të, sikurse vazhdimisht duhet të shpresojmë se edhe pasuria e tyre dhe e familjarëve të tyre e krijuar kundërligjshëm duhet të konfiskohet ashtu siç kanë vepruar vendet në rajon”, është shprehur Dibrani. /kosova sot/

Më Shumë

Deponohen dorëheqjet e kabinetit qeveritar në sekretariat

Radio Evropa e Lirë mëson se dorëheqjet e kabinetit qeveritar - që ishin bërë shkak i mosvotimit të raportit për mandatin e deputetëve të...

Kujtimet që ndriçojnë të shkuarën e kinemasë në Prizren, rrëfimi i Hadije Gështenjës shpaloset në Kino Lumbardhi

Fondacioni Lumbardhi të mërkurën më 16 prill prej orës 19:00 vijon me programin e filmave të dedikuar Kinemasë së Kujtimeve, të fokusuar në përjetimet dhe...

Lajmet e Fundit