17.8 C
Prizren
E premte, 4 Tetor, 2024

Familja e profesorit Gani Rudaj akuzon QKUK-në për lirim të parregullt dhe humbje të dokumenteve pas trajtimit

Nga data 27 gusht, profesori nga Prizreni, Gani Rudaj, është raportuar i zhdukur. Ai u pa për herë të fundit ndërsa po trajtohej në QKUK. Bashkëshortja e tij, Afërdita Rudaj, ka deklaruar për lajmi.net se Ganiu ishte në Ortopedi për të trajtuar disa thyerje në pjesë të ndryshme të trupit.

Ajo ka hedhur akuza ndaj mjekëve të spitalit, pasi sipas saj, ata e lanë pacientin, në këtë rast bashkëshortin e saj, pa e njoftuar familjen.

“Ka qenë dy javë në komë. Kur ka dalë nga koma, e kanë dërguar në Ortopedi për shkak të thyerjeve në krah dhe boshtin kurrizor. Spitali e ka lëshuar pa na pyetur neve. Na e kanë thënë vetëm se mund të largohet. Unë nuk kam qenë në dijeni për këtë. Pas largimit, ata e kanë lajmëruar vajzën time, duke i thënë se e kemi lëshuar dhe ka dalë nga spitali, ndërsa tani nuk gjendet askund. Mjekja e ka lajmëruar policinë, duke thënë se pacienti ka dalë, por nuk është në gjendje të vetëdijshme,” tha Afërdita Rudaj.

Gjithashtu, bashkëshortja e tij pretendon se dokumentet e Ganiut janë zhdukur dhe nuk po gjenden askund.

Ajo i tha lajmi.net se mjekët nga QKUK kanë njoftuar policinë, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të Gani Rudajt.

“Nuk kemi gjetur asnjë gjurmë. E kemi njoftuar policinë e Prizrenit dhe atë të Prishtinës. Në Prizren ai ka humbur vetëdijen, dhe është dërguar në Prishtinë me ndihmën e shpejtë. Dokumentet që kishte me vete nuk janë askund. Nuk e dimë se ku janë humbur dokumentet dhe si është mundur që të lihet nga spitali në një gjendje të tillë. Nuk e dimë se çfarë ndodhi që e lanë të largohet nga spitali.”

Familja i bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion rreth vendndodhjes së Gani Rudajt të kontaktojnë në këta numra të telefonit: 049/648-893 dhe 045/225-639. /Lajmi.net/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Paraqitet një dëshmitare serbe në Hagë, pretendon se UÇK’ja ndaloi burrin e saj në Rahovec

Një dëshmitare serbe është paraqitur në rastin kundër ish-krerëve të UÇK’së në seancën e së mërkurës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ajo në dëshminë...

Njohja e viteve të 90-ta për pensionet e punonjësve të arsimit, SBAShk dorëzon sot peticionin me mbi 20 mijë nënshkrime

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), do të dorëzoj sot në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20,458 nënshkrime të mbledhura...

Prizreni pa rivalë

Lajmet e Fundit