19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

FIFA e gjuan topin në oborrin tonë

Nuhi Salihu gazetarShkruan: Nuhi Salihu

Po flitet,komentohet e çka nuk po thuhet nga shumëkushi për “sihariqin” që bëri FIFA ndaj futbollit të Kosovës.Duke marrë parasysh rrethanat në të cilat vepron organizmi më i lartë i futbollit botëror,çdo vendim që është marrë nga FIFA i është përshtatur rrethanave politike dhe zhvillimit të futbollit kosovar.Vendimi për të zhvilluar ndeshje miqësore përfaqësuesja e Kosovës ka qenë një “shtërngim” për FIFA-në pas njohjes së shtetit tonë nga mbi 100 anëtare jo vetëm të OKB-së por edhe të FIFA-së.Ky vendim është një sinjal për institucionet tona që të angazhohen në njohjen e Kosovës nga sa më shumë vende të Botës,që do të mundësonte antëarësimin së pari në OKB e që pashmangshëm do të rezultonte edhe pranimin e FFK-së në FIFA pa asnjë kusht të vetëm.Krerët e FFK-së në këtë drejtim kanë punuar shumë, duke marrë parasysh ndikimin që ka federata serbe e futbollit në federatat e shteteve që nuk e kanë njohur Pavarësinë e shtetit tonë si dhe “kumbarisë” me zyrtarët më të lartë të FIFA-së dhe UEFA-së.

A jemi të gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve si nikoqir?Unë mendoj se kjo çështje duhet tani t’i preokupojë zyrtarët e FFK-së,sepse realisht asnjë stadium nuk I plotëson as kushtet minimale sipas kritereve të FIFA-së.Punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë janë duke vijuar me shumë problem,dhe për këtë gjë FFK-ja së bashku me ministrinë e sportit duhet të janë më të vendosura që mos të ketë pengesa qoftë edhe burokratike për të pasur sa për fillim të paktën një stadium,i cili do të merrte “aminin” nag FIFA për zhvillimin e ndeshjeve të ekipeve tona siq janë A reprezentacioni dhe grupmoshat tjera.Interesimi nga sportdashësit kosovar është maksimal për të parë nga afër dhe për ti ofruar përkrahje të madhe futbollistëve të cilët do të mbrojnë ngjyrat e seleksioneve kosovare.

FIFA përveç vendimeve politike,kujdes të veçantë i kushton edhe infrastrukturës së objekteve sportive dhe në këtë aspekt kemi ngecje të madhe,marr parasysh faktin se shumë pak janë bërë investime nga klubet kosovare e që në masë të madhe ka munguar mbështetja institucionale.Problemet tashmë dihen,dhe duhet gjetur mundësi për të rregulluar infrastrukturën.Në disa stadiume fatkeqësisht dyshohet nga organet e drejtësisë për keqpërdorime të mjeteve dhe cilësisë së punimeve,andaj këto organe duhet sa më shpejt të japin verdiktin e tyre përmes provave reale për t’i ndëshkuar të gjithë ata njerëz të cilët kanë manipuluar me paranë publike edhe në sport.

FIFA-së nuk i ngutet,nëse ne nuk i “përveshim krahët” për të rregulluar gjendjen,përndryshe përfaqësuesen dhe klubet mund ti shohim vetëm në TV duke zhvilluar ndeshje në shtetet tjera mike.Ka shumë zëra se kush duhet të luaj për seleksionin A,edhe atë nga shumë “analistë” të cilët e kanë “shkri” me politikë e ekonomi,tash veq sporti ju ka ngel edhe ata janë tejet mendjendritur,ndërkaq në anën tjetër ka shumë pak sportistë të cilët kanë folur rreth kësaj çështje.

Për seleksionin A është dera e hapur për të gjithë futbollistët që duan të luajnë për Kosovën dhe mendojnë që ta “djersitin” mirë fanelën e përfaqësueses.Ata lojtarë që luajnë për kombëtarën shqiptare dhe ata që dëshirojnë të luajnë për këtë kombëtare nuk duhet të ketë barriera,e aq më pak duhet imponuar atyre se për kënd duhet të luajnë.Vendimi i FIFA-së për zhvillimin e ndeshjeve miqësore,sipas meje paraqet një shans të volitshëm për zhvillimin e futbollit të Kosovës.Paraqitjet në fushë për seleksionet dhe klubet kosovare do të mundësonin daljen në skenë të shumë talentëve që ka Kosova jo vetëm në klubet e ndryshme evropiane,por edhe të atyre që janë pjesë e klubeve kosovare.Kemi shumë lojtarë edhe atë në moshë të re të cilët me plotë sukses I mbrojnë ngjyrat e reprezentacioneve dhe klubeve të ndryshme evropiane dhe botërore,të cilët janë të gatshëm që t’i përgjigjen pozitivisht ftesave të selektorit për të luajtur për shtetin e Kosovës.

Ka edhe të atillë që janë në hamendje apo nuk dëshirojnë që të luajnë për Kosovën,duke pasur parasysh se përfaqësuesja jonë nuk është pranuar me të drejta të plota nga FIFA dhe UEFA,dhe në një farë mënyrë privohen nga e drejta për të marrë pjesë në ndeshje zyrtare siq janë eliminatoret përmes së cilave mund të arrihet pjesëmarrja në kampionatin evropian apo atë botëror.Për këtë arsye nuk duhet ‘anatemuar” asnjërin nga djelmoshat kosovar të cilët me mjaft sukses janë duke luajtur në klube dhe kombëtare të ndryshme.E çfarë do të thotë vetëm një “blic” paraqitje e mire e lojtarëve të rinj nëpër kombëtare,kemi shembullin më të mirë të futbollistit boshnjak,Izet Hajroviq,i cili si zëvëndesues pati hyr në lojë në ndeshjen Sllovaki-B e H,dhe pati shënuar golin vendimtar për fitoren e kombëtares boshnjake në Bratisllavë,që i mundësoi kualifikimin e kësaj kombëtareje për botërorin e radhës Brazili 2014.

Izet Hajroviq,në miniafatin kalimtar të janarit nga Gras’hopersi i Cyrihut për një shumë disamilionëshe kaloi në radhët e gjigantit turk,Gallatasaraj,fal vetëm një blic paraqitjeje.Për të prodhuar futbollistë,kusht primar është që ata të “thumbohen” teknikisht dhe taktikisht në moshë të re në kushte normale për punë nëpër klube,dhe për këtë gjë duhet të mendojnë ata që investojnë në klube,ku përfitimet nga shitja e talentëve në sportin e futbollit janë tejet të larta.FIFA topin e ka hudhur në oborrin e institucioneve tona,andaj duhet angazhim i madh I të gjithë atyre që të prosperojë shteti i Kosovës përmes sportit,sepse nuk thuhet kot se sportistët janë ambasadorët më të mëdhenjë të një shteti….

(Autori është gazetar i TV Prizrenit dhe RTV21)

Më Shumë

Hapet zyrtarisht ‘Hardh Fest’

Sot në Rahovec ka filluar Festivali i Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest me moton “Për kokërr të qejfit”. Edhe ky vit do të festohet...

Përurohet objekti për qëndrimin ditor të pensionistëve në Mushtisht të Suharekës

Sot është përuruar zyrtarisht qendra për qëndrimin ditor të pensionistëve në fshatin Mushtisht të Suharekës. Ky investim i rëndësishëm është mundësuar edhe  falë bujarisë së...

Lajmet e Fundit