5.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Flamurtari triumfon në Superkupën Mbarëkombëtare, mund Bashkimin

Flamurtari i Vlorës ka triumfuar në Superkupën Mbarëkombëtare të femrave. Vashat nga Vlora në finale mundën Bashkimin me rezultat 65:61 (20:9, 12:11, 16:29, 17:12).

Skuadra nga Vlora e nisi ndeshjen për mrekulli me një seri prej 9:0, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë me rezultat 20:9. Periudha e dytë ishte më e barabartë me kampionet e Shqipërisë që kishin deri në 12 pikë epërsi, kurse fitueset e Kupës së Kosovës nuk ia arrinin qëllimin që të shkrijnë epërsinë e tyre, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me rezultat 32:20.

Vlonjatet e rritën epërsinë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 17 pikë, por skuadra nga Prizreni nuk u dorëzua, duke bërë një rikthim të madh dhe sensacional 48:49, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Në dhjetë e minutat e fundit u zhvillua ndeshje shumë interesante dhe dramatike, ku fituesi u vendos në çastet e fundit, e ku më të mira ishin vashat nga Vlora që triumfuan 65:61.

MVP e Superkupës Mbarëkombëtare është shpallur Tea Memushi e Flamurtarit. Kupën kapitenes ia dorëzoi Kryetari i Bordit Drejtues të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

Më Shumë

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Zihet në flagrancë duke vjedhur portofolin, arrestohet i dyshuari në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur portofolin e një personi në tregun e qytetit. I dyshuari me shtetësi...

Lajmet e Fundit