18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Florian Marku fiton përsëri, mposht Dzevad Mutfic (Video)

Kickboxer-i  shqiptar, Florian Marku, në një atmosferë të jashtëzakonshme në Linz të Austrisë, ka mposhtur boshnjakun Dzevad Mutfic.

Florian Marku u fut në ring i shoqëruar nga një i ftuar special, këngëtari Noizy.

Sekondat e para ishin të vështira për shqiptarin, i cili u gjend në vështirësi pas një kapje të kundërshtarit, i cili pretendoi edhe për një dorëzim të Markut.

Pas pamjeve filmike, gjyqtari vendosi vazhdimin e ndeshjes. Marku reagoi menjëherë duke i lëshuar një goditje të fortë në fytyrë kundërshtarit, i cili përfundoi i gjakosur.

Më pas, nuk vonoi edhe dorëzimi i tij, duke i dhënë fitoren e radhës Markut, i cili ka bërë krenar me mijëra mbështetës që e ndoqën në Linz të Austrisë, por jo vetëm.

Më Shumë

Vazhdon nisma “Një dëshirë për rrugën time” me banorët e lagjes “Lakuriq” në Prizren

Në kuadër të nismës “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”), EC Ma Ndryshe ka vijuar aktivitetin pjesëmarrës me banorët e...

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Lajmet e Fundit