Forca të mëdha policore në veri, Njësia Speciale në kufirin Kosovë – Serbi

Forca të mëdha policore janë parë sot në mëngjes në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.

Telegrafi ka mësuar se  gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka vendosur disa kontejnerë rreth 4 kilometra afër Jarinjës, me qëllim të kontrollit sa më të mirë të kësaj zone.

Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS. /Telegrafi/

Më Shumë

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit