14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Gërxhaliu: Kontributi dhe potenciali i diasporës është shumë më i madh sesa që pranohet në Kosovë

Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, dhe njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në edicionin special “Studio e hapur” në ATV që iu kushtua votimit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovë, ka theksuar se është shqetësuese që diaspora po shikohet vetëm nga dimensioni financiar.

Ai ka bërë me dije se kontributi i diasporës në ekonominë e Kosovës është shumë më i madh se që jepen të dhënat statistikore.

“Kontributi dhe potenciali i diasporës është shumë më i madh se sa që pranohet në Kosovë. E them këtë në mënyrë të argumentuara. Në qoftë se analizoni, ekzistojnë tri forma të dërgesave nga diaspora, e para është forma direkte përmes institucioneve dhe bankave të ndryshme komerciale, e dyta ndihma më e madhe që diaspora e bën është gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë dhe e treta është në mënyrë periferike. Ajo që me brengosë është që sot vlera e diasporës varet vetëm nga kuti apo dimensioni financiar, mirëpo po e them me përgjegjësi morale dhe profesionale që kontributi i diasporës në Kosovë në këto tri forma është i barabartë me buxhetin e miratuar në parlamentin e Kosovës”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Lajmet e Fundit