10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Gëzohet Berisha: Marrëveshja LVV-LDK, goditje për tradhtarët dhe argatët e Serbisë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në për arritjen e marrëveshjes për koalicion.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook thotë se marrëveshja e sotme është goditje fatale për “trojkën tradhtar të argatëve të Beogradit në Tiranë dhe Prishtinë dhe përpjekjeve antishqiptare për copëtimin e Kosovës”, shkruan Reporteri.net.

Shkrimi i plotë:

Nje urim te perzemert!

Miq, pas negociatash serioze dhe intensive kryetari i Levizjes Vetevendosja, z Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa firmosen sot Marreveshjen per koalicionin e partive te tyre per krijimin e qeverise dhe organeve te tjera te bashkqeverisjes se Kosoves.

Marreveshja e arritur sot eshte deshmi e vullnetit konstruktiv te paleve per te respektuar verdiktin elektoral te qytetareve te Kosoves dhe per tju dhene atyre qeverine per te cilen ata votuan.

Por kjo marreveshje eshte nje perpjekje e re per ti dhene Kosoves qeverine e zhvillimit dhe te te ardhmes se saj qe meriton. Marreceshja eshte nje goditje fatale per trojken tradhetare te argateve te Beogradit ne Tirane dhe Prishtine; Esad Toptani i Ri, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, perpjkjeve te tyre antishqiptare per coptimin e Kosoves dhe se fundi krijimin e Serbise se Madhe si Jugosllavia e Re l.

Ndaj ju ftoj miq te pershendesim perzemersisht kryetaret e forcave politike, zotin Kurti dhe zotin Mustafa per marreveshjen e firmosur ne interesin me te mire te Kosoves dhe qytetareve te saj. sb

Më Shumë

Përkujtohet Heroi i Kosovës, Muharrem Dina (Mixha)

Në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta është përkujtuar sot Heroi i Kosovës, Muharrem Dina (Mixha), në një ceremoni homazhesh të organizuar nga Organizata e...

42 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit