Gjimnazi “Loyola” në Prizren/ Program festiv për nder të festave të fundvitit

 

Me një program të pasur kulturor e artistik, Gjimnazi “Loyola” në Prizren e ka përmbyllur me sukses periudhën e parë të vitit shkollor 2019-20.

Gjatë këtij programi, i cili kaloi nën atmosferën e fetsave të fundvitit, u interpretuan këngë, valle dhe pjesë muzikore klasike të autorëve të njohur botërorë.

Të pranishmit i përshendeti drejtori i shkollës, Neki Jahaj, duke u uruar pushime të këndshme dimërore dhe suksese edhe në periudhën vijuese.

Poashtu, nxënësit kanë shkëmbyer mes vete dhurata për festat e fundvitit, duke i uruar njëri-tjetrit suksese e mbarësi edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit