8.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Komuna e Prizrenit ndalon përdorimin e ndezjes së fishekzjarreve në vendet e hapura publike

Komuna e Prizrenit ndalon përdorimin e ndezjes së fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike

Duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjes Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit, Ligjin për Përdorim Civil të Eksplozivit dhe kërkesës nr.7272 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtoria e Inspektorateve nxjerr Urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike.

Urdhëresa vlen për të gjitha zonat e banuara si rrugë, sheshe, tregje, trotuare, parqe, oborre shkollash etj.

Urdhëresa mbetet në fuqi deri më 15 janar 2020 dhe përjashtim bënë vetëm nga data 31 dhjetor 2019 në ora 23:00 deri më 01 janar 2020 në ora 01:30.

Në rast të mos respektimit të kësaj Urdhërese, inspektorët komunalë do të jenë të detyruar të marrin masa ndëshkuese ndaj shkelësve sipas legjislacionit në fuqi.

Më Shumë

Rikthehet te fitoret Drini i Bardhë, triumfon në Deçan

Drini i Bardhë ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Deçani me rezultat 1:2, në kuadër të Ligës së Dytë. Të dy golat...

ESNAF feston 32 vite në Prizren

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni solemne dhe festive, duke përkujtuar rrugëtimin...

Lajmet e Fundit