10.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Gjirokastër, klubi më unik i poezisë

Në Gjirokastër ekziston një nga klubet më unike të poezisë në vend me rreth 230 anëtarë, interpretues amatorë dhe profesionistë, artdashës dhe pasionantë të letërsisë.

Takimet fillimisht online gjatë pandemisë dhe më pas në salla e shtëpi tradicionale mblidhnin grupe shumë të ngushta miqsh ndërsa tani klubi po risjell një traditë qytetare dhe intelektuale që përveçse zbavit edhe edukon.

Klubi ka sjellë mbrëmje poetike të Kadaresë, Agollit, Rukës, autorëve të huaj por edhe mbrëmje poetike të qyteteve mike.

Ata që i janë bashkuar klubit të poezisë vijnë nga fusha dhe profesione të ndryshme dhe thonë se kanë mësuar shumë nga kjo përvojë. Shkëmbimet intelektuale brenda klubit kanë rritur cilësinë e eventeve lokale dhe sollën një tjetër atmosferë edhe gjatë festave.

Iniciativa tërësisht e pandikuar nga ndonjë institucion po evidenton talente të poezisë edhe mes të rinjve dhe po kthehet në një nga institucionet civile më argëtuese të qytetit. Klubi ka realizuar më shumë se 40 mbrëmje poetike dhe ka përfshirë si pjesë e audiencës qindra qytetarë.

Më Shumë

Suhareka konsulton qytetarët për rregulloren e menaxhimit të mbeturinave

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Suharekës, sot u mbajt konsultimi publik për Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në territorin e komunës. Sipas njoftimit,...

Drini i Bardhë ndan pikët me Flamurtarin

Drini i Bardhë ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 2:2 me Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të garave...

Lajmet e Fundit