Gjobitet shoferja e cila nuk e siguroi fëmijën në veturë gjatë lëvizjes në autostradë

Dje IndeksOnline ka publikuar një video, ku në një veturë duke qarkulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Gjergjicë-Prizren, është vërejtur se fëmija qëndronte prapa i shtrirë pa u siguruar.

Njësia për Kontrollin e Autostradës ka identifikuar menjëherë ngasësin e veturës, një femër, ku në bazë të ligjit për kundërvajtje në trafik i ka shqiptuar asaj gjobën prej 150 eurove dhe i është marrë patenta për 3 muaj si masë mbrojtëse.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit./IndeksOnline

Më Shumë

Sot nis edicioni i katërt i Rock & Blues Music Festival në Prizren

Prizreni nga sot do të jetë qendra e adhuruesve të muzikës rock dhe blues, pasi sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit