14.1 C
Prizren
E martë, 13 Prill, 2021

Gjykata merr vendim për policin që qëlloi dy qytetarë në Dragash

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, me datën 4 të këtij muaji, qëlloi me armë zyrtare dy qytetarë të Dragashit.Lidhur me këtë, Gjykata Themelore në Prizren, respektivisht Departamenti i Krimeve të Rënda ka marrë vendim që polici dhe dy persona të tjerë, të dyshuar për rrahje, janë paraburgosur.

Këtë e ka konfirmuar vetëm para pak çastesh vetë gjykata përmes një njoftimi

Më poshtë njoftimi i plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre (3) të pandehurve, për veprat penale vrasje e rëndë në tentativë, dhe pjesëmarrje në rrahjePrizren, 06 mars 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, ndaj të pandehurve:
– F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë,
– B.A., dhe E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve F.K., B.A. dhe E.R., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
– I pandehuri F.K., me datë 4 mars në orët e pasdites në Dragash, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.R., , dhe me atë rast me dashje vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit M.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe rrahje paraprake e nxjerr pistoletën zyrtare e markës ,,Glock” të cal. 9×19 mm. dhe shkrep një (1) herë nga një distancë në drejtim të të dëmtuarve,
– Të pandehurit B.A., dhe E.R., me datë kohë dhe vend të njëjtë marrin pjesë në rrahje e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të A.R., dhe M.M., sipas raporteve mjekësore të Qendrës Emergjente në Prizren.
– Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ngase të pandehurit me qëndrimin në liri mund të fshihen apo të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, duke marrë parasysh faktin se pas kryerjes së veprave penale prezenca e tyre në këtë procedurë është siguruar në mënyrë të dhunshme nga ana e zyrtarëve të policisë.
Gjithashtu duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, do të merren në pyetje të dëmtuarit, dëshmitarët të cilët akoma nuk janë dëgjuar, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprave, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, ku të pandehurit me veprimet e tyre kundërligjore kanë cenuar jetën dhe integritetin trupor të dëmtuarve, dhe po ashtu faktin se raportet e acaruara në mesë të familjeve të pandehurve dhe të dëmtuarve, caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë të procedurës është i arsyeshëm për zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore.
Prandaj, nga ajo që u paraqit më lartë, shihet se qëndrimi i të pandehurve në masën e paraburgimit është mëse i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Më Shumë

LDK i përgjigjet kryetarit të Prizrenit: Nuk do t’i lirojmë zyrat në Kuvendin Komunal

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Afërdita Morina, ka thënë se Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës në këtë qytet, ka lëshuar një...

Vjedhje me vlerë 8 mijë euro në një shtëpi në Prizren

Një person ka njoftuar Policina e Kosovës se gjatë mbrëmjes personat të panjohur janë futur në shtëpinë e tij, duke i shkaktuar dëm në...

“Torino është qytet i mërzitshëm”, partnerja e futbollistit të Juventusit acaron tifozët dhe drejtuesit e klubit

Shanset që Paulo Dybala të qëndrojë te Juventusi për një kohë të gjatë sa vinë e pakësohen. Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur prej...

Xhamitë mbahen të hapura këtë Ramazan

Ramazanin që po vjen besimtarët myslimanë në Kosovë do të kenë mundësi t’i falin namazet në xhami. Madje edhe teravitë. Objektet fetare islame sivjet nuk...

Arrestohet një person në Vërmicë, për dhënie ryshfeti

Një person është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë për dhënie ryshfeti. I njëjti në dokumentet të cilat ia ka prezantuar policëve në...

Vërmicë: Vazhdojnë kolonat e qytetarëve në kufi me Shqipërinë

Qytetarët e Kosovës edhe sot kanë zgjedhur ta lëshojnë vendin për fundjavë, duke u nisur drejt Shqipërisë Sipas mediave kosovare, në kufirin Vërmicë-Morinë janë shkaktuar...

Digjet një shtëpi në Mazrek të Hasit

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Mazrrek të Hasit. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit të shkaktuar është e madhe. Rasti është duke u hetuar./PrizrenPress.com/

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Sot ka vdekur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti. I njeri ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për...

Arrestohen dy persona në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të gjykatës. Komunikata e policisë: ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR • Fsh. Vllashnje, Prizren...

Kanos ish-bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në Rahovec. Me...

Milani beson në Piolin

Milani po planifikon ta mbajë trajnerin Stefano Pioli. Drejtuesit e klubit “Rossonerë” janë duke planifikuar kontratë të re për Piolin. 55-vjeçarit do t’i ofrohet kontratë...

Futbollisti gjerman me prejardhje nga Prizreni, Armen Dzaferi, shpreson se një ditë do të luajë për Kosovën

Armen Dzaferi luan në klubin e futbollit TSG Balingen të Gjermanisë. Ai është 16 vjeçar me prejardhje nga Prizreni. Dzaferi shpreson se një ditë do të...

Shqipëria në retrospektivë

Tiranë 1990 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, 17 shkurt 1971. Eleminatore per Kampionatin Evropian. Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 1-0 për R.F Gjermane. Durrës, fotografi e vitit...

Murati: Do të mbështesim qiratë dhe pagat e punëtorëve për gastronominë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ideja kryesore aktualisht është që të mbështeten qiratë dhe pagat e punëtorëve si...

Prizren, 28 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse...

Vodhën një motoçikletë, dënohen me burgim nga një vit tre persona në Mamushë

Janë dënuar me nga një vit burgim dhe me gjobë nga 500 euro tre persona që kishin kryer vjedhjen e një motoçiklete në tetor...

Lajmet e Fundit