Të dyshuar për terrorizëm, 132 kosovarë

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të akuzojë një grup të madh kosovarësh për vepra penale që lidhen me terrorizmin, ka bërë të ditur Prokuroria.
Shumica prej tyre të arrestuar shtatorin e vitit të kaluar pretendohet se kanë qenë në Siri apo kanë rekrutuar njerëz për llogari të organizatave terroriste, ISIS dhe “Al Nusra”.

Ndërkohë 135 kosovarë janë të dyshuar, të akuzuar apo nën hetime për vepra që lidhen me terrorizmin. Deri tash janë ngritur disa aktakuza, përfshirë ato kundër imamëve të xhamive të cilët besohet se kanë qenë pjesë e rekrutimit të të rinjve.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka thënë për “Kohën Ditore” se prej vitit 2013, prokurorët e kësaj prokurorie kanë filluar hetimet ndaj 135 personave.

Vetëm kundër njërit prej tyre kanë pushuar hetimet për vepër penale që ndërlidhet me terrorizmin, derisa një person tjetër është akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje, shkruan Koha Ditore.

Më Shumë

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Lajmet e Fundit