5.8 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Gjykata Themelore e Prizrenit kërkon lokacion për ndërtim të një objekti modern

Drejtues të Gjykatës Themelore në Prizren janë ankuar se objekti i këtij institucioni gjyqësor nuk i përmbush as për së afërmi kushtet për veprimtari në përputhje me standardet e kohës.

Mungesa e hapësirave të mjaftueshme sipas tyre është një sfidë shtesë për Gjykatën e Prizrenit, sidomos për faktin se stafi mbështetës punon në kushte të vështira, shkruan sot “Koha Ditore”. Për këtë arsye në Këshillin Gjyqësor të Kosovës është dorëzuar kërkesa për ndërtimin e një objekti të ri për këtë gjykatë.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga KGJK-ja që kjo çështje të trajtohet dhe të gjejë një zgjidhe. “Kërkesën e kemi paraqitur në Këshillin Gjyqësor, që të na mundësohet gjetja e një lokacioni dhe ndërtimi i një objekti të ri modern të gjykatës me standardet që kërkon koha”, ka thënë Hoxha, duke përmendur si referencë ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë si dhe projektet përkatëse në Ferizaj dhe në Gjakovë. Ai ka shfaqur shpresën se do të ketë mirëkuptim për këtë kërkesë, meqë Gjykata Themelore e Prizrenit s’ka hapësira të nevojshme pune.

Objekti i Gjykatës Themelore të Prizrenit qe rinovuar më 2010 me mbështetjen e USAID-it.

Pak ditë më parë KD-ja ka raportuar se 30 mijë lëndë të pakryera i kanë mbetur Gjykatës Themelore në Prizren në fund të vitit 2016. Drejtuesit e kësaj gjykate kanë theksuar se angazhimi i tyre ka qenë në nivel, porse ka sfida për uljen e numrit të lëndëve të mbetura.

Më Shumë

Gjyqtarja Diora Bajrami emërohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vazhdimin e mbledhjes së 357-të, ka caktuar Diora Bajramin në pozitën e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Prizren. “Bazuar...

Egzon Gjuka shpallet ‘Sportisti i Vitit 2025’ në Rahovec

Në një ceremoni të organizuar sot në sallën e Kuvendit Komunal, Komuna e Rahovecit ndau çmimet dhe mirënjohjet për laureatët e sportit, kulturës dhe...

Lajmet e Fundit