5.3 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Gjykimet e reja do të kryhen nga autoritetet e Kosovës

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, përmes një komunikate për media, ka sqaruar kompetencat që i takojnë me mandatin e ri.

Sipas komunikatës, bëhet me dije se, në parim, të gjitha hetimet penale dhe gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës, me panele gjyqësore të përbëra nga gjyqtarë të Kosovës, por, gjithnjë sipas njoftimit për media, “vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, një rast mund t’i caktohet një prokurori të EULEX-it, ose një panel të përbëhet nga shumica e gjyqtarëve të EULEX-it”.

Më tej ju sjellim të plotë njoftimin e EULEX-it për kompetencat që i takojnë me mandatin e ri:

Në parim të gjitha hetimet penale dhe gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës, me panele gjyqësore të përbëra nga gjyqtarë të Kosovës. Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, një rast mund t’i caktohet një prokurori të EULEX-it, ose një panel të përbëhet nga shumica e gjyqtarëve të EULEX-it.

Pas vendimit të Këshillit për ta vazhduar mandatin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë deri më 14 qershor 2018, dhe pas shkëmbimit të letrave ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, Misioni EULEX në partneritet me autoritetet kosovare do të vazhdojë me transferimin gradual të aktiviteteve të tij tek institucionet vendase dhe aktorët tjerë të BE-së.

EULEX Kosova do ta ndihmojë Kosovën, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies, si dhe në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të sistemit të pavarur shumetnik të drejtësisë dhe policisë dhe shërbimit doganor shumetnik, duke siguruar që këto institucione të jenë të lira prej ndërhyrjeve politike dhe që i përmbahen standardeve të pranuara ndërkombëtare dhe praktikave evropiane më të mira.

Ky Mision, në bashkëpunim të plotë me Programet e Asistencës të Bashkimit Evropian do ta zbatojë mandatin e tij përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, ndërsa i ruan disa përgjegjësi të caktuara ekzekutive. Në mënyrë që të mundësohet progresi i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm nga ana e autoriteteve vendase, duke i përfshirë autoritetet gjyqësore dhe shërbimet policore, ky Mision do të ofrojë monitorim, mentorim dhe këshillim në nivelet e shtabeve dhe të drejtuesve të lartë të institucioneve përkatëse të Sundimit të Ligjit për ta përforcuar rrethin e drejtësisë penale, me theks në luftimin e ndërhyrjes politike dhe monitorimit të lëndëve të ndjeshme.

Përmes funksionit ekzekutiv të tij ky Mision do të ofrojë mbështetje për vendimet në lëndët e të drejtës kushtetuese dhe civile, si dhe në ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të përzgjedhura penale. Në të njëjtën kohë, lëndët e EULEX-it do të vlerësohen vazhdimisht me qëllim që këto lëndë të ri-kualifikohen si lëndë të përbashkëta, duke i angazhuar më tej autoritetet kosovare të drejtësisë, prokurorisë dhe ato hetimore në mënyrë që të ndërtohen kapacitetet kosovare në këto fusha.

Në parim të gjitha hetimet penale dhe gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës, me panele gjyqësore të përbëra nga gjyqtarë të Kosovës. Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, një rast mund t’i caktohet një prokurori të EULEX-it, ose një panel të përbëhet nga shumica e gjyqtarëve të EULEX-it.

Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it do të vazhdojnë të jenë të bashkë-vendosur në institucionet e Kosovës dhe të shërbejnë në përputhje me ligjet kosovare.

Misioni gjithashtu, në bashkëpunim të ngushtë me PSBE në Kosovë do të ofrojë mbështetje në dialogun Beograd-Prishtinë për të ndihmuar me zbatimin e marrëveshjeve të mbetura të dialogut në sferën e sundimit të ligjit.

EULEX Kosova, i krijuar në vitin 2008, i ndihmon dhe mbështetë autoritetet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht ato që lidhen me policinë, gjyqësinë dhe doganën.

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin për vjedhje të rëndë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Sfida e mbrëmjes në Prizren – Bashkimi kërkon hakmarrje ndaj Reggiana-s

Mbrëmje e madhe basketbolli pritet sonte në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit, ku nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, do të zhvillojë ndeshjen e fundit në...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit