6.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Gjyqtari amerikan përgatiti rrëzimin e Isa Mustafës

Robert CarolanGjyqtari amerikan, Robert Carolan, i cili nuk ishte pajtuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin e kërkesës së Presidentes, rastisi të jetë gjyqtar raportues në rastin e ankesës së PDK’së, e cila u aprovua njëzëri nga të gjithë.

Carolan, që njihet edhe si mik i mirë i Steven Shook’ut, këshilltarit të liderit të AAK’së, Ramush Haradinajt, duket që nuk mundi t’iu rezistoi fakteve dhe pasqyrës së hidhur që reflektoi në opinionin e gjerë publik zgjedhja ilegale e Isa Mustafës si kryetar i Kuvendit dhe ishte gjyqtari kryesor, që përgatiti edhe rrëzimin e tij.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Reporteri.net mëson se thuhet që shkelja përpos që ka qenë procedurale, ka qenë edhe përmbajtjesore, sepse Isa Mustafa nuk i përket grupit më të madh parlamentar./express/

Më Shumë

Donjeta e ARTË

Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në edicionin e 77-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Strangja 2026”, që u mbajt në Sofia, duke fituar medaljen e...

Drini i Bardhë nis stinorin pranveror me fitore

KF Drini i Bardhë e ka nisur me sukses stinorin pranveror në Ligën e Dytë të Kosovës, duke mposhtur ekipin e Shqiponjave me rezultat...

Lajmet e Fundit