2.6 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Goditet për vdekje me thikë deputeti

Një deputet konservator është vrarë pasditen e së premtes në Britaninë e Madhe. Në kishën ku ndodhi ngjarja në Essex policia e ka rrethuar zonën me kordon ndërsa njerëzit kanë nisur që të vendosin lule në ambientet jashtë në kujtim të David Amess.

Pas ngjarjes së rëndë kanë reaguar edhe ministrat e kabinetit të qeverisë në Britaninë e Madhe ndërsa në Dowing Street flamurët janë ulur në gjysmë shtizë. Ish-kryeministrja e vendit Theresa May e ka përshkruar vdekjen e deputetit si një ditë tragjike për demokracinë.

Sir David, baba i pesë fëmijëve ka hyrë në Parlamentin britanik në vitin 1983 si deputet për Basildon, përpara se të bëhej deputet i Southend West në 1997.

Kujtojmë se deputeti 69-vjeçar ndërroi jetë pasi u godit disa here me thikë ditën e sotme nga një i ri që është vënë më pas në pranga. Mjekët u përpoqën që t’i jepnin ndihmën e parë deputetit i cili qëndronte i shtrirë në dyshemenë e kishës për më shumë se një orë por ai nuk mundi të mbijetonte.

Vdekja e Sir David u konfirmua nga mjekët rreth orës 15.00. Amess, deputet veteran që ka votuar kudër martesa gay dhe abortimit, u pa teksa qeshte dhe u fliste njerëzve në shkallët e kishës përpara se të qëllohej për vdekje me thikë. /abcnews.al/

Më Shumë

Aksident në Landovicë të Prizrenit, nuk dihet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në Landovicë të Prizrenit, njofton Klankosova.tv. Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosovat.tv, i përfshirë në aksident shihet një automjet i...

Mjerimi i botuesve shqiptarë

Nga Ben Blushi Pata mundësi të ndjek një seancë parlamentare ku disa botues ishin thirrur të jepnin mendime për ligjin e librit dhe pas dy...

Lajmet e Fundit