Haradinaj në Prizren: Kosova ka dështuar të jetë shtet ligjor

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se vendi ka dështuar në rrugëtimin e tij për të qenë shtet ligjor, derisa papunësia ka arritur në nivelin 30 %. Ai deklaroi kështu në fjalimin që mbajti në Kuvendin VII zgjedhor të subjektit të tij në Prizren, që në këtë komunë është në bashkëqeverisje me PDK-në.
Haradinaj tha se në rastin kur vendi ka shumë probleme, atëherë është mirë të veçohet një ose dy nga më të rëndësishmet dhe Qeveria të përballet me to.

“Për mendimin tim qeverisja kombëtare do të ishte më e rrugës që të përcaktohet që vendi të jetë shtet ligjor, pasi kemi ngecje dhe vështirësi ligjore në të gjitha nivelet, deri në shkallën sa nuk na besojnë as partnerët. Në rrugëtim e sipër, kemi dështuar që të jemi shtet ligjor”, tha ai pa dhënë ndonjë detaj rreth kësaj.

Sipas Haradinajt, Qeveria e tashme është dashur t’ua tregojë qytetarëve, duke përfshirë edhe prizrenasit, listën e veprimeve që do të ndërmerren qysh tash e deri sa të bëhemi shtet ligjor, shkruan Zeri.

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Lajmet e Fundit