11.4 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Haradinaj: Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka propozuar krijimin e një fondi i cili do i dedikohe forcimit të Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj tha se forcimi i vazhdueshëm i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë synim i përhershëm.

“Duhet ta rrisim fuqinë tonë mbrojtëse. 100 milionë euro në vit, nuk mjaftojnë për një ushtri të fortë, që na mbron e që na bën të barabartë me të tjerët”, u shpreh Haradinaj.

Tutje, Haradinaj u shpreh se me buxhetin ekzistues, mbesim me dekada mbrapa ndaj atyre që na rrezikojnë.

Ndër të tjera ai propozoi që  Kosova dhe Shqipëria ta vendosin një marrëveshje apo një pakt për mbrojtje të ndërsjellë ushtarake.

“Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerr një ligj për një fond për ndihmë ndaj Ushtrisë së Kosovës. Për donacione të shqiptarëve kudo që janë, në trojet e veta etnike apo në diasporë, për Ushtrinë e Kosovës. Pra një ligj që është transparent dhe që i mundëson Ministrisë së Mbrojtjes, për çdo vit rritjen e buxhetit për Ushtrinë. Pra, rritjen e teknikës ushtarake”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Haradinajt, me kapacitetet ekzistuese që i ka Ushtria e Kosovës, është e pamundur të jetë e barabartë ndaj atyre që e cenojnë sovranitetin e vendit.

“Për të mundur të barazohet Kosova me agresorin tonë të djeshëm, për ta arritur gjendjen e nivelit të fuqisë ushtarake, Ushtrisë së Kosovës duhen 10 miliardë euro buxhet. 100 milionë euro në vit nuk janë të mjaftueshme as për mirëmbajtjen e gjendjes ekzistuese e as për rritjen e kapacitete ushtarake në nivelin që është e nevojshme”, ka thënë Haradinaj.

Më Shumë

Rikonstruktimi i shkollës “Besim Ndrecaj” sjell kushte moderne për nxënësit e Malësisë së Re në Prizren

Shkolla  “Besim Ndrecaj” në  Malësi të Re në Prizrenit ka marrë një pamje të re pas rikonstruktimit të plotë të ambienteve të saj. Klasa moderne,...

Prizreni do të ketë fusha moderne tenisi, punimet në fazën përfundimtare

Fushat e reja të tenisit në Prizren po marrin formë, ndërsa punimet në Qendrën Sportive të qytetit kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare të...

Lajmet e Fundit