(E plotësuar) Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është i habitur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai ka thënë se vendimi i GJKK-së i është dukur sikur të ishte shkruar në zyrat e PDK-së.
Derisa koalicioni LAN ka thënë se vendimin e ka lexuar kështu:
“Kjo e drejtë që i është dhënë PDK-së përmbyllet me epilogun e kandidimit. Sepse e dijëm se kandidatura e PDK-së është e dështim. Po ashtu nuk do të këtë asnjë negociatë me PDK-së”
Ai ka treguar se neni 127 është në favor të tyre, dhe sipas tij në seancën e ardhshme pritet të konsumohet kjo e drejt që i është atribuuar PDK-së. “Në mënyrë që të procedojmë më zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të Kuvendit”.
“Neni 127 thotë që deputetët duhet të ofrojnë zgjidhje, dhe do t’ia ofrojnë atë. I kemi numrat dhe nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.
Pafundësia e PDK-së mbyllet me nenin 126 me epilogun e kandidaturës.
Ai ka treguar se për rrjedhën e seancës konstituive do të negociojnë me të gjithë partnerët, duke përfshirë edhe Vetëvendosjen.
“Koalicioni është unik, dhe nuk do të lëkundët pa asnjë arsyeje”, ka treguar Haradinaj.
Blloku nis takimin
Takimi mes LDK-së, AAK-së dhe NISMES ka nisur. Në këtë takim janë duke marr pjesë të tre liderët e këtyre partive, Isa Mustafa, Ramush Hardinaj dhe Fatmir Limaj, të mbështetur nga ekipet e tyre.
Ky takim sipas gazetarit të Expressit pritet të zgjas rreth një orë. Takimi është duke u zhvilluar në ndertesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ky takim i bllokut, vjen menjëherë pas publikimit të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.