8.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Haskuka: Do të jemi bashkë edhe për katër vite

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, beson se do të mbetet edhe për katër vite në këtë post.

Ai tregon se në mandatin e parë ka kryer shumë punë në këtë qytet.

Haskuka është kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit.

“Tani, pas tre vite e gjysmë, jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Nuk mund të them që kam pasur 4 vite qeverisje, ngase që në fillim të mandatit më patën vonuar certifikimin deri më 26 dhjetor 2017. Filluan me bllokime, e vazhduan me sabotime, por përkundër kësaj, Komuna e Prizrenit është ndër komunat që ka përmbushur më së shumti premtime elektorale, duke i filluar dhe realizuar rreth 95% të tyre!”, shkruan Haskuka në Facebook.

“Të bëjmë reforma të shumta në administratë. Kemi hapur Qendrën Për Shërbime të Integruara dhe kemi thjeshtësuar procedurat për shërbimet komunale, ku tanimë marrja e dokumenteve të kërkuara bëhet më shpejtë se kurrë më parë! “

“Përkundër vështirësive me buxhet e alokim të kodeve nga qeveria për pagesën e edukatorëve (që nuk është bërë për 3 vite nga qeveritë e kaluara) kemi arritur ta funksionalizojmë çerdhen e parë publike në Prizren. Çerdhja e dytë më lagjen “Dardania” ka përfunduar dhe do të funksionohet në shtator dhe dy të tjerat, ajo në lagjen “Bajram Curr” dhe ajo në “Ortakoll” do të përfundojnë sivjet. Tre nga këto çerdhe janë ndër më të mëdhatë në Kosovë me 6,000 m2 në total”.

“Kemi ndërtuar dhe renovuar rreth 25 shkolla, kemi arritur të japim shujta për nxënës, të vendosim dollapë për ta nëpër shkolla, e kemi dhjetëfishuar numrin e stafit psikologjik-pedagogjik nëpër shkolla “.

“Kemi investuar në ndërtimin apo renovimin e rreth 20 objekteve shëndetësore, kemi filluar të ofrojmë shërbime shëndetësore që nuk janë ofruar kurrë më parë, e kemi rritur numrin e analizave laboratorike, si në asnjë komunë tjetër!”.

“Kemi hapur qendra për persona me nevoja të veçanta, kemi ndërtuar e renovuar shtëpi për familje në kushte të vështira banimi, duke prekur në jetën e më shumë se 500 familjeve”.

“ Kemi rritur subvencionet në kulturë, rini, sport, bujqësi e mirëqenie sociale, duke shumëfishuar ato, e duke i ndarë me thirrje publike e procedura tërësisht transparente (jo sipas “qejfit”, siç ka qenë para mandatit tim)”.

“Kemi liruar hapësira publike, parkingje dhe ndërtesa nga uzurpatorët, e po vazhdojmë me kthimin e pronave publike në interes të qytetarëve”

“Kemi arritur të përfundojmë Zonën Ekonomike (Parkun e Biznesit) në aspektin infrastrukturor, ku i gjithë ndërtimi është realizuar me buxhetin komunal. Por, funksionalizimi i saj është bllokuar për çështje procedurale, Kuvendi Komunal nuk e ka votuar riparcelizimin, e Agjencia e Privatizimit nuk ka transferuar një pjesë të pronës”.

“Kemi bërë edhe shumë e shumë punë të tjera, por padyshim që kemi ende shumë për të bërë! Të fillosh një rrugëtim për të rregulluar një degradim që kishte kapluar komunën tonë me vite të tëra, ishte shumë e vështirë, por edhe më e vështirë kur nuk i kishe pranë institucionet që duhej të ishin në shërbim të shtetit e të publikut!”.

“Mirëpo, përkundër gjithë këtyre vështirësive, nuk kam hequr dorë nga Prizreni! Vullneti për punë dhe frymëzimi, më vjen nga mbështetja juaj, qytetarë të dashur. Tanimë nuk jemi “të vetëm”, pos Komunës kemi edhe qeverinë e ndryshimit, një qeveri e cila do t’i ndihmojë, e jo t’i bllokojë komunat”.

“Unë, deputet i dy mandateve në parlamentin e Kosovës, profesor i shumë gjeneratave të Psikologjisë, realizues i projekteve në misione të ndërkombëtare, kam lënë anash çdo interes personal, por edhe familjar, duke iu munguar atyre shumë gjatë këtyre katër viteve”.

Pra, jam i gatshëm edhe për 4 vite të tjera, edhe më i përgatitur për t’i luftuar sfidat që mund të më paraqiten! “

“Nuk ndalemi! Myta, do të jetë me ju, deri në momentin që të shohë se Prizreni “është pastruar” nga “rrethi i të kapurve dhe interesqinjve”, të cilët ndryshe nga unë, kanë vënë gjithmonë në radhë të parë interesin personal, sesa atë publik!”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit