Sot është mbajtur dëgjimi i katërt publik për hartimin e buxhetit për vitin 2022

Sot është mbajtur dëgjimi i katërt publik për hartimin e buxhetit për vitin 2022, në fshatin Reçanë, me banorët e rajonit të Zhupës dhe Podgorës.

Mbledhjen e hapi kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, më pas mbledhja vazhdoi me prezantimin e drejtoreshës së Ekonomisë dhe Financave, Leonora Çerreti, e cila dha informacione në lidhje me buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021, si dhe planifikimin e buxhetit për vitin 2022-2024.

Më tej, drejtoresha njoftoi për buxhetin komunal për subvencionet, duke dhënë informacione të hollësishme në lidhje me vlerat e ndara gjatë tre viteve të fundit për OJQ dhe shoqata.

Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin edhe drejtorët komunal, të cilët pranuan propozimet dhe kërkesat e banorëve të këtij rajoni.

Ky është dëgjimi i katërt publik për hartimin e buxhetit për vitin 2022, ndërkaq takimi i pestë do të mbahet më 19 gusht (e enjte), në ora 17:00 në shkollën fillore në Korishë dhe në ora 18:30 në shkollën fillore në Lubizhdë.

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lajmet e Fundit