Haskuka e Totaj me shtëpi pa leje, njëri në Prishtinë tjetri në Prizren

Kandidatët që po garojnë për të parin e Prizrenit Shaqir Totaj nga PDK-ja dhe Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë akuzuar njëri tjetrin me akuza të njetja.

Në ballafaqimin e tyre në “Tribunë Zgjedhore” Mytaher Haskuka ka akuzuar Shaqir Totajn së shtëpinë në Prizren e ka pa leje, saktësisht njërin kat të shtëpisë e ka pa leje.

Ai këtë e ka bazuar në një raport të organizatës “Ec ma Ndryshe” që vepron në Prizren e cila ka nxjerrë një raport për tejkalimet e lejeve ndërtimore në Prizren, e në këtë listë sipas Haskukës është edhe shtëpia e Shaqir Totajt.

Por një gjë të tillë e ka mohuar kategorikisht kandidati i PDK-së.

Totaj ka thënë se akuza e Haskukës nuk është e vërtet dhe se shtëpia e tij ka leje.

Por ai ia ka kthyer akuzën me të njëjtën monedhë.

Totaj ka thënë se shtëpia në të cilën jeton Mytaher Haskuka në Prishtinë është pa leje ndërtimore.

E një gjë të tillë e ka pranuar vet Haskuka në “Tribunë Zgjedhore”

Por Haskuka ka sqaruar se kur ai ka nisur ndërtimin e shtëpisë nuk janë marrë leje për ndërtime në zonën ku ai ka shtëpinë

Ndërkaq ka pohuar se më pas ka aplikuar për legalizim të ndërtimit dhe se leja ndërtimore është në proces./GazetaTribuna/TribunaChannel/

Më Shumë

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Lajmet e Fundit