Haskuka merr mbështetjen e shefit të BE-së për projekte zhvillimore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim zyrtar shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/ Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme, në fokus për projektet në arsim, shëndetësi, turizëm e zhvillim ekonomik, si dhe hapat që ka ndërmarrë Komuna për uljen e pasojave të shkaktuara nga pandemia.

Duke e shprehur mirënjohjen ndaj ambasadorit Szunyog, kryetari Haskuka deklaroi se ndihet i gëzuar për përshtypjet që ka ambasadori për Prizrenin, imazhin e qytetit, historinë, traditën, kulturën e multi-etnicitetin.

Ndërsa ambasadori Szunyog, duke theksuar se kjo është vizita e parë zyrtare, por jo e fundit në Komunën e Prizrenit, shprehu mbështetjen e mëtejmë të BE-së për projekte dhe aktivitete të ndryshme zhvillimore.

Pas mbajtjes së takimit, ambasadori Szunyog, i shoqëruar nga kryetari Haskuka, vizitoi qendrën historike të qytetit, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe fetare, si dhe zhvilluan një takim të përbashkët me komunitetin e biznesit në Prizren.

Më Shumë

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Liria dështon në playoff, mbetet edhe një sezon jashtë Superligës

Liria nuk ka arritur të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi u eliminua në ndeshjen e playoffit nga Dinamo. Skuadra e drejtuar nga...

Lajmet e Fundit