5.2 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Haskuka ngushëllon familjen e mjekut Sebajdin Smani

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ngushëlluar familjen e mjekut Sebajdin Smani, i cili humbi jetën nga Covid-19.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë Dr. Sebajdin Smani, specialist i mjekësisë familjare, i cili i ka shërbyer shëndetësisë parësore në Prizren”, shkruan Haskuka

“Pos një profesionisti mjekësor Prizreni ka humbur edhe një qytetar me virtyte të larta njerëzore e humane”.

“Ngushëllime për gjithë familjarët, miqtë dhe stafin mjekësor. Kujtimi për ty do të jetë i përhershëm miku i im, Zoti të mëshiroftë në xhenet!”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit