11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Haskuka: Një i prekur me COVID-19 nga Prizreni është në gjendje të rëndë, dy janë shëruar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka prezentuar masat që kanë ndërmarrë për ballafaqimin me Covid-19.

Ai me anë të një konference për media tregoi se atje janë kryer 96 teste për Covid-19, ku 28 prej tyre rezultuan pozitivë.

“Unë mbrëmë kam biseduar me Drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj, e cila tregoi për gjendjen shëndetësore të 4 pacientëve nga Prizreni që janë të shtrirë atje. Një nga ata është në gjendje më të rëndë shëndetësore ndërsa të tjerët janë duke marrë terapi tjera”.

“21 raste i kemi në vetizolim, sot nuk kemi teste të reja por dje janë kryer 15 të cilat të gjitha ishin raste të kontakteve që rezultuan negativë”.

“Edhe për një kohë këta persona do të qëndrojnë në vetizolim, derisa të jemi të sigurt”.

“Deri tani kemi 2 të shëruar dhe një persona ka ndërruar jetë”, deklaroi Haskuka.

Më Shumë

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

243 drunj në nderim të 243 të vrarëve në Krushë të Madhe

Shpimi i tokës duket jo i lehtë. Megjithatë në të po vendoset një dru dekorativ. Në parkun para shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe...

Lajmet e Fundit