Haskuka optimist për fitoren e zgjedhjeve të tetorit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka takuar sot kandidatët për Kuvend.

Ai tha se lista e kandidatëve për kuvendarë është e përbër nga profesionistë.

“Lista e kandidatëve për asamblistë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është listë e profesionistëve, njerëzve të përkushtuar për të mirën publike, njerëzve të ndershëm e të guximshëm! Kjo listë do t’ia kthejë dinjitetin Kuvendit Komunal dhe do ta sjellë fitoren”, tha Haskuka.

Haskuka është kryetar i Prizrenit. Ai në zgjedhjet e tetorit synon mandatin e dytë./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe ambiente të jashtme

Më Shumë

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit