15.1 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Haxhi Avdyli publikon emrat e Kryesisë së re të LDK-së në Prizren

haxhi avdyli ldkKryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka publikuar emrat e anëtarëve Kryesisë së re.Ai ka njoftuar se mbledhja e parë e Kryesisë së re do të mbahet të dielën e kësaj jave.

Postimi i plotë në Faceook

Te dielen do e kemi mbledhjen e pare te kryesise se re te deges se Ldk ne Prizren. Ky takim i yni i pare do jete pikenisje e nje rrugetimi te perbashket per berjen e politikes ndryshe , nje politike prane qytetarit , ne ofrim te alternatives se ndryshimit. Ne takime te kryesise do jemi shpesh , por me shpesh do jemi prane qytetarit ne cdo cep te komunes sone. Kjo kryesi sot mbledh rreth vetes emra te respektuar te komunes sone , si deputetin Anton Quni, emer i respektuar mbarekombetar, nder me te votuarit, i deshmuar ne lufte dhe paqe. Kirurgu mirenjohur , deputeti ne mandatin e dyte Dr Hatim Baxhaku nje emer shume i respektuar gjithandej .

Hasi perfaqesohet me dy hasjan te vleresuar nga Hasjanet por jo vetem. Haziz Hodaj zeri me opozitar ne shume vite , njeri nder me te votuarit e komunes sone , dhe shume i respektuar edhe ne Prishtine. Nga Hasi kemi Isuf Nezen ,punetorin e urte te arsimit , i dashur nga te gjithe . Vazhdojme bashke me Hanefi Muharremi , nenkryetarin e deritashem ,ekspertin dhe njeri shume i mire. Zonja e nderur Mybera Shala Mustafa, e deshmuar ne politike, si deputete , si zv. ministre,shefja e tashme e grupit parlamentar, do jete pjese e ekipit tone.

Nga Anadrinia vjen ish- deputeti dhe me votuari i komunes sone , Xhavit Ukaj dhe asambleisti i palodhur Qemal Krasniqi. Nga Korisha vjen aktivisti i diteve te para te Ldk-se dhe ish-kryetari i Ldd , i palodhshmi Sefer Rexhaj. Vie edhe Agim Muçaj, drejtori dhe ekonomisti i vleresuar.Aty kemi ish- asambleistin Fatmir Memaj, njeriun e pjekur politikisht dhe perplot ide .

Nga Arbana vie kryetari im i nendeges, arsimtari i anglishtes ,Ilaz Bllaca, nje aktivist dhe njeri i palodhshem. Nga Velezha vie arsimtari dhe artisti i urte Anton Tushi, nje rugovist i vertet.

Dr Arsim Berisha , nje rugovist me taban i bashkohet per here te pare kryesise me dijen dhe energjine e tij , qe do sjelle freski . Gazetarja dhe aktivistja e palodhshme Afërdita Morina-Biffar do jete hyrja saj e pare ne Kryesi , qe do sjell pervojen dhe mendjen e mprehte gazetareske. Aty me ne do jene emrat nga forumi rinor qe punen e kane sinonim, si Enver Sopaj, Besart S. Osmani , Arbnor Hoxha e Blerta Hoxha ,qe do jene motori yne i aktivitetit. Po te kishte mundesi , edhe 50 do ishin aty si emra meritor ,por Ldk eshte shtepi e madhe, vend per te gjithe njerzit qe duan vendin. Vazhdojme bashke drejt fitoreve.

Më Shumë

Prizreni nënshkruan marrëveshje për shpërndarjen e dërgesave dhe gjobave të trafikut përmes Postës së Kosovës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës dhe Postën e Kosovës, me qëllim përmirësimin...

Ndërprerje të ujit në disa rrugë të Prizrenit për shkak të defektit në gypin kryesor

Banorët e disa lagjeve të Prizrenit janë përballur sot me ndërprerje të furnizimit me ujë, si pasojë e një defekti të paraqitur në gypin...

Lajmet e Fundit