Hetime intenzive në zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës

ElvisPista14Edhe pse ka kaluar një muaj nga vrasja e ish–kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, në zgjedhjet nacionale të 8 Qershorit, ende nuk dihen autorët e vrasjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Telegrafin se “Policia e Kosovës vazhdon me hetime intensive në drejtim të zbardhjes së kësaj vrasje”.

Ndryshe, me 15 Qershor të këtij viti rreth orës 1 pas mesnate ishte vrarë me armë zjarri Elvis Pista, anëtari i PDK-së dhe njëherit kandidat për deputet i kësaj partie, për motive ende të panjohura.

Atentati ka ndodhur në Rahovec rreth orës 00:45, në oborrin e një restoranti, teksa Elvis Pista po festonte ditëlindjen e bashkëshortes së tij, e cila mësohet të jetë shtatzënë.

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Lajmet e Fundit