Është inauguruar projekti i furnizimit me ujë të pijshëm në Hoçë të madhe, Zaqisht, Opterushë dhe zonën e ekonomike-parku industrial në Opterushë në Komunën e Rahovecit.
“Ky projekt i rëndësishëm erdhi si rezultat i një angazhimi të madh dhe këmbëngulës të komunës, K.R.U. “Gjakova” dhe komunitetit të kësaj zone e që është bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Rahovecit, Ministrisë së Ekonomisë dhe K.R.U. “Gjakova”, i cili kap vlerën rreth 1 milion euro e që synon furnizimin me ujë të pijshëm të mijëra qytetarëve të kësaj zone dhe mundëson përmirësim të madh të furnizimit me ujë të qytetit të Rahovecit (Zona e III-të), përkatësisht të pjesëve të epërme të qytetit”, thuhet në komunikatën e Komunës së Rahovecit.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune