Për herë të parë Kosova do ta ketë Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare. Këtë institucion të sapokrijuar do ta udhëheqë Andin Hoti. Në një bisedë për RTK-në, ai ka thënë se kjo ministri nuk është vetëm një ndryshim organizativ, por vendosje e familjes, punës dhe vlerave të luftës në qendër të politikave shtetërore.
“Familja është themeli i shoqërisë sonë, ndërsa sfidat sociale, ekonomike dhe demografike kërkojnë qasje të përqendruar dhe të koordinuar institucionale. Ndërkaq, dinjiteti i atyre që sakrifikuan për lirinë tonë, është obligim i yni kombëtar”. Kështu tha për RTK-në, ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Ai theksoi se themelimi i kësaj ministre ka qenë nevojë reale dhe e kahershme.
Sipas tij, kjo ministri nuk është vetëm një ndryshim organizativ, por vendosje e familjes, punës dhe vlerave të luftës çlirimtare në qendër të politikave shtetërore.
E nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së presin që kërkesat e tyre të adresohen sa më shpejt dhe në mënyrë të drejtë.
“Kërkesa e parë është ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës. Pastaj kthimi i pensionit të veteranit në barasvlerën për pagë minimale, e cila u mohua para disa vitesh. Pra rikthimi në barasvlerën minimale. Kërkesa tretë është Qeveria dhe ministritë përkatëse t’i nxjerrin urdhëresat administrative për zbatim të ligjit për Veteranët e UÇK-së”, tha ai.
Ai shtoi se edhe pse nuk janë pyetur fare paraprakisht si organizatë lidhur me krijimin e kësaj ministrie, i gëzohet faktit që më në fund ekziston një ministri që kujdeset për kategoritë e dala nga lufta.
Ndërkohë, pas themelimit të ministrisë u tha se ajo mbulon segmentet më vitale të shoqërisë dhe të shtetit tonë, prandaj fokusi i saj do të jetë përherë i mbështetur në shtyllat e dinjitetit e të krenarisë: punë, familje dhe vlera mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës./rtk/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
