Hoti për deklaratën e Kurtit: Vendimet e mia s’ka kush që i konteston

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti e ka komentuar deklaratën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili tha se sapo të vijnë në krye të ekzekutivit do t’i shfuqizojnë vendimet e Qeverisë aktuale, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se vendimet e tij janë të pakontestueshme, dhe se shfuqizimi i tyre është vetëm fiksim i Kurtit.

“E para është veç fiksim i tij, pasi nuk ka m’i ardh shansa me marr pushtetin prapë. Vendimet që i kam marr unë s’ka kush që i konteston. Imagjino nëse do të konstatohet marrëveshja e Washingtonit. Gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje”, tha ai.

May be an image of 1 person dhe tekst

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Lajmet e Fundit