19.9 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Hovenier: Nga Kosova po kërkojmë disa vendime të vështira, por në të mirë të saj

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar mbrëmë se Kosova mund të përparojë vetëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, duke i marrë parasysh shqetësimet e saj. Hovenier tha se është komod me atë që ShBA po kërkon nga Kosova, meqë është në të mirë të vendit.

Hovenier tha se nuk është sekret se janë përballur me sfida me disa nga vendimet politike të qeverisë Kurti, duke shtuar se Qeveria duhet të marrë vendime të vështira.

“Ndihem shumë komod me atë që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga Kosova, pasi ajo që po kërkojmë nga Kosova është në të mirë të Kosovës. Qeveria duhet të marrë disa vendime të vështira. Kërkojmë që të bëjë një punë më të mirë duke treguar ndjeshmëri ndaj shqetësimeve të komuniteteve pakicë. Po kërkojmë që të punojë më me efikasitet me vendet dhe organizmat të cilat do ta ndihmojnë për t’i arritur ato qëllime. Ajo që po kërkojmë është më pak veprime të njëanshme dhe më shumë bashkëpunim”, ka deklaruar Hovenier në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ambasadori amerikan tha se nuk mendon se do të ketë ndonjëherë një moment kur qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe amerikanët nuk do të mbështesin njerëzit dhe Kosovën, por se kjo s’do të thotë se qeveria mund të bëjë çka të dojë.

Nuk mendoj se do të ketë ndonjëherë një moment kur qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe amerikanët nuk do të mbështesin njerëzit dhe projektin e Kosovës. Është pjesë e ADN-së tonë. Thuhet se Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, por mendoj se edhe Shtetet e Bashkuara janë vendi më pro-Kosovë në botë. Por kjo nuk do të thotë se një qeveri e caktuar mund të bëjë ç’të dojë. Nuk do të thotë se një qeveri e caktuar mund të marrë vendime politike për të cilat ne besojmë që minojnë atë që po mundohemi ta arrijmë bashkë, që është integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike, afrimi drejt anëtarësimit në BE, anëtarësimit në NATO, anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Hovenier.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Rreth 60 mijë vetë në Hardh Fest – Policia garantoi rendin gjatë festivalit në Rahovec

Nga data 05 deri më 07 shtator 2025, në Bërnjakë – Rahovec u zhvillua Festivali i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest 2025”. Drejtoria...

Lajmet e Fundit